Në Shën Peterburg sërish filluan të flasin mbi domosdoshmërinë e ringjyrosjes së Pallatit të Dimrit në kolorin e tij historik-rozë. Për të satën herë me radhë debatet në lidhje me këtë temë i inicioi Drejtori i Ermitazhit Mihaill Piotrovskij. As nga qytetarët, as nga organizatat shoqërore, stafi drejtues i muzeut nuk ka marrë deri tani një përgjigje unike përkatësisht pyetjes: në se ia vlen vallë të bëhet një gjë e tillë apo jo. Piotrovskij që prej disa vitesh mbart në vetvete idenë për ti kthyer Pallatit të Dimrit ngjyrën me të cilën e pat lyer atë arkitekti i tij Rastrelli në mesin e shekullit të XVIII-të. Pas kësaj Pallati është rilyer disa herë. Gati çdo drejtues shteti e quante si obligim të vetin ti jepte rezidencës kryesore një pamje, fizionomi të re. Pallati ka qenë i verdhë, bojë qielli, jeshil dhe bile i kuq. Godina është lyer mëse 12 herë. Pas Luftës së Madhe Patriotike në ngjyrën e mureve filluan të dominojnë nuancat e gjelbërta dhe të kaltëra. Ngjyra e dallgës së detit (tallaz deti) është ruajtur deri në ditët tona. Herën e fundit pallatin e Dimrit e kanë lyer rreth 2 vite më parë, duke ruajtur gjatë kësaj, në tërësi, nuancën e bërë tashmë tradicionale. Nuk ka një mendim unanim në lidhje me atë, nëse ka kuptim apo jo që të vendoset drejtësia historike, edhe stafi drejtues i Ermitazhit. Por edhe shumë ekspertë, duke u shprehur butë këtu, e venë në dyshim këtë ide. Arkitekti Sergei Merzhanov thotë: “Problemi numër një që kërkon zgjidhje është ky: të përcaktohet se çfarë është më e rëndësishme në këtë rast-venia në vend e drejtësisë historike-dhe ne duam që ti japim godinës ngjyrën që ka patur në fillim. Apo ne i japim vetes llogari për atë, se godina në vetëdijen e shumicës së njerëzve asociohet, ka hyrë në veprat e letërsisë e kështu me radhë… me një ngjyrë të përcaktuar, më të vonshme, dhe atëhere ne nuk prekim asgjë me dorë. Vetëm pasi të peshohen gjërat me shumë kujdes e mirë e mirë, të merret vendimi. Si minimum, fillimisht duhet të zhvillohet një studim skrupuloz me ndihmën e specialistëve të koloristikës arkitekturore”. Ky ishte mendimi i arkitektit Sergei Merzhanov. Mendimet e banorëve të Shën Peterburgut në lidhje me idenë e rilyerjes së Pallatit të Dimrit u ndanë në raport të barabartë 50% me 50 %. Afërsisht, një tabllo e tillë vërehet edhe midis dizajnerave profesionistë dhe historianëve. Disa mendojnë, se nga kthimi i ngjyrës fillestare do të përfitojë mjaft, në sensin e pamjes, ansambli arkitekturor i Sheshit Dvorcovaja. Atëhere ai do të fitojë kompleksitetetin, unitetin e ideuar origjinal nga arkitektët. Disa të tjerë kujtojnë, se nuancat e ngjyrës jeshile iu imponuan qytetarëve pas periudhës së luftës, kurse nuanca origjinale historike është shumë më e butë. Gjatë kësaj duhet thënë se ajo i përshtatet shumë më mirë vetë stilit të ndërtimit barokko. Kundërshtarët e punimeve që kanë të bëjnë me lyerjet bëjnë thirrje të mendohet mirë në lidhje me atë, se cila ngjyrë e Pallatit mund të quhet historike-ajo që ka qenë fillimisht, apo ngjyra që është ruajtur për një kohë më të gjatë në muret e Pallatit të Dimrit. Figuron edhe një pikëpamje tjetër më pragmatike. Sikur, remontimi duhet të ndërmerret vetëm në atë rast, në qoftë se boja është plasaritur e zvetënuar fare, ndërsa tani mjetet financiare që përcaktohen për këtë qëllim mund të drejtohen për ndonjë punë më të dobishme. Por sido që të jetë, vendimin përfundimtar, duke gjykuar nga të gjitha, do ta marrin jo peterburgasit, jo inteligjienca e sferës së kulturës dhe as bile vetë Drejtori i Ermitazhit. Ringjyrosja e Pallatit kryesor të Shën Peterburgut në nuancë rozë duket një vendim kaq radikal, sa që zor se ai do të mund të merret pa pjesëmarrjen e guvernatores së qytetit Valentina Matvienko dhe Ministrit të kulturës.