Botimet tipografike njoftojnë mbi çmimin në rritje të nëpunësve dhe mbi reagimin e autoriteteve pushtetore ndaj këtyre konfirmimeve. Sipas të dhënave të botimit “Njezavisimaja gazeta”, Kryetari i Bashkisë së Moskës Juri Lluzhkov hodhi poshtë kategorikisht konfirmimet mbi atë, se në kryeqytetin rus, pavarësisht nga kriza, vazhdojnë tu rrisin rrogat nëpunësve shtetërorë. Udhëheqësin e kryeqytetit nuk e ndaloi bile as fakti, se këto të dhëna vetëm fare para pak kohësh u bënë të ditura publikisht nga vetë Kryeministri Vladimir Putin. Lluzhkov e quajti informacionin e përhapur mbi jetën pa derte e brenga të punonjësve të aparatit (aparatçikëve) — “gënjeshtër”, duke presupozuar gjatë kësaj se Kryeministrin e kanë dezinformuar. Me këtë Kryetari i Bashkisë së Moskës del jashtë kuadrove të imazhit të krijuar të figurës vetiake prej drejtuesi të fuqishëm dhe solid, i cili qendron shumë më lart grindjeve e sherreve me nëpunës të veçantë federalë.
Ndërkohë, siç shkruan gazeta “Kommersant”, shpenzimet e qendrës për drejtimin shtetëror në gjysmën e parë të vitit në vazhdim janë rritur në mënyrë të qenësishme më shpejt, se sa ato të autoriteteve rajonale. Ndër shkaqet e kësaj rritjeje përmenden veçoritë e sjelljes, qendrimit të kategorisë së nëpunësve, funksionarëve, burrokracisë në periudhë krize. Kur nuk dihet se ç’do të ndodhë me buxhetin nesër, pasnesër, tek disa nga kjo kategori lind dëshira, tundimi për të harxhuar për veten gjithçka të mundshme që sot.
Përfaqësuesi i Ministrisë së financave në intervistën e vet dhënë gazetës “Vedomosti” e shpjegoi rritjen e pagave të kësaj kategorie nëpunësish me faktin, se në tetor të vitit të kaluar rrogat e nëpunësve u indeksuan me 9 %, si dhe me pagesat në valutë të rrogave të punonjësve të ambasadave — sepse dollari dhe euro u shtrenjtuan. Përveç kësaj, rrogat e punonjësve të aparatit shtetëror po rriten, sepse vijnë duke u rritur ndjeshëm edhe funksionet e vetë shtetit dhe si rrjedhojë edhe ato të nëpunësve të aparatit. Qarkullimi i dokumenteve po rriten aktualisht 2 herë më shpejt se sa vëllimi i përgjithshëm i produktit rajonal.