Rusia i ka të gjitha arsyet dhe të drejtat të zhvillojë veprimet hetimore në lidhje me çështjen e anijes transportuese “Arctic Sea” dhe të nxjerrë përpara gjyqit rrëmbyesit e saj. Siç deklaroi përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse, kjo e drejtë është fiksuar në mënyrë më se të qartë në legjislacionin ndërkombëtar. Çështja që ka të bëjë me zhdukjen misterioze të anijes “Arctic Sea” po fillon të sqarohet. Piratët e dyshuar për rrëmbimin e saj janë arrestuar. Roli i ekuipazhit po zbardhet. Vetë anija po lundron tani në drejtim të portit rus Novorosijsk, ku ajo do ti nënshtrohet kontrollit të imtësishëm. Pas kësaj do të nxirret konkluzioni në se u provokua vallë ngjarja që ndodhi nga ngarkesa e padeklaruar në bordin e saj. Tani për tani dihet në mënyrë të saktë se “Arctic Sea” po lundronte nën flamurin e Maltës me ekuipazh rus duke transportuar në bordin e vet lëndë druri nga Finlanda për në Algjeri. Në ujrat territoriale suedeze atë e sulmuan 8 persona të veshur me xhupa me mbishkrimin “Policia”. Shumë shpejt pas kësaj lidhja me anijen humbi fare. Midis personave që ndërmorrën sulmin mbi anijen ishin 2 shtetas rusë, një estonez, një lituanez dhe 4 persona pa shtetësi. Të dyshuarit për veprimtari pirateske i arrestuan, njoftuan në ambasadat e vendeve përkatëse dhe i mbyllën në izolatorin hetimor të burgut “Lifortovo” të Moskës. Por, ja, perspektiva e të gjykuarit të tyre në Moskë nuk i erdhi aspak për mide të arrestuarëve. Pala e mbrojtjes përpiqet të arrijë transferimin e çështjeve të tyre penale në gjykatën e Maltës ose të Suedisë. Por Rusia i ka të gjitha arsyet dhe të drejtat ligjore për të zhvilluar veprimet hetimore në lidhje me çështjen e anijes “Arctic Sea”, deklaron përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Igor Ljakin-Frollov: “Arctic Sea” u ndalua në det të hapur si anije e rrëmbyer nga persona të dyshuar për ushtrim veprimtarie pirateske. Mbi bazë të nenit 105 të Konventës së OKB-së për të drejtën detare të vitit 1982, në det të hapur çdo shtet mund të ndalojë dhe të kontrollojë anijen e rrëmbyer nga piratët, të marrë nën arrest personat që ndodhen në bordin e saj dhe gjithë pasurinë që ndodhet në të. Institucionet gjykuese të shtetit, i cili ndërmorri këtë akt arrestimi, mund të përcaktojnë dënimin dhe masat që duhet të merren ndaj anijeve të tilla”, tha Igor Ljakin-Frollov.