Sipas të dhënave të saktësuara, si rezultat i aktit terrorist që u krye në qytetin afgan Kandahar, gjetën vdekjen 41 veta, 66 të tjerë morën plagë të ndryshme. Pranë zyrës së firmës ndërtuese japoneze, në të cilën punon kryesisht personel pakistanez, u hodhën njëkohësisht në erë 5 automobila të minuar me lëndë eksplozive.