Anija transportuese “Arctic Sea”, e cila u rrëmbye nga piratët, ndoshta nuk transportonte vetëm lëndë druri. Për këtë deklaroi Kryetari i Komitetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë Aleksandër Bastrrikin. Ai njoftoi, se anëtarët e ekuipazhit të anijes transportuese janë izoluar si dëshmitarë që duhen marrë patjetër në pyetje, dhe shtoi, se me të mbërritur në port anija duhet të kontrollohet medoemos në lidhje me verifikimin se mos ka ngarkesë kontrabandë në bord.