Perceptimi filozofik i problemeve bashkëkohore të zhvillimit shoqëror është një nga detyrat kryesore të Kongresit filozofik rus, i cili filloi punën e vet në Novosibirsk (Siberi). Sipas mendimit të akademikut të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vjaçesllav Stepin, erdhi, si i thonë fjalës, “momenti yjor i filozofisë”- kur po ndodhin ndryshime të mëdha në jetën sociale, kur po vihet në dyshim vlerat e vjetra, kur po zhvillohet intensivisht kërkimi i vlerave të reja.