Shërbimi i Zbulimit të jashtëm të Rusisë po nxjerr në dritë përmbledhjen dokumentare me titull “Sekretet e politikës polake. Vitet 1935-1945”. Në të janë publikuar dokumente arkivore mbi planet e fshehta të Polonisë në prag të Luftës së Dytë Botërore. Përmbledhja në fjalë ndihmon për dhënien e përgjigjeve ndaj shumë pyetjeve, ndër të tjera edhe ndaj asaj: “Çfarë i pengoi liderët politikë të perëndimit për të formuar Koalicionin antihitlerian?”.