Si rezultat i një akti të ri terrorist që u krye në Çeçeni gjetën vdekjen 4 milicë dhe një tjetër u plagos rëndë. Siç njoftua në organet e ruajtjes së rendit të republikës, bashkëpunëtorëve të milicisë, të cilët po prisnin makinën e vet pranë lavazhit, iu afrua një terrorist-kamikaze dhe vuri në veprim një mekanizëm shpërthyes të konstruktuar në mënyrë primitive, artizanale, të fshehur nën rrobat e trupit.