Qeveria e Rusisë filloi të shfaqë prirje optimiste përkatësisht daljes së vendit nga kriza. Nënkryeministri i parë Igor Shuvallov deklaroi, se ekonomia filloi rritjen e vet. Sipas të dhënave paraprake të përmendura nga gazeta “Vremia novostei”, vëllimi i përgjithshëm i produktit të brendshëm në tremujorin e dytë të vitit ra pothuajse deri në 11 % në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar, por, gjatë kësaj, në tremujorin e parë të vitit në vazhdim u rrit menjëherë deri në 7.5 %. Statistika e freskët, me sa duket nga të gjitha, dha arsye të mendohet, se ekonomia, nga rënia deri në fundin maksimal, bëri një hop të vogël përpjetë megjithatë. Ekonomia ruse, me sa duket nga të gjitha, po vazhdon të ndjekë rrugën e përbashkët me atë botërore, duke përsëritur tendencat e saj. Të tjerë analistë shprehen në mënyrë më pesimiste. Megjithëse të dhënat statistikore tregojnë se tani rritja evidentohet, por në të vërtetë rritje tani për tani nuk ka. Gjithnjë e më i besueshëm po bëhet skenari i amullisë kohëgjatë. Iluzionin e rritjes, sipas fjalëve të tyre, e shkaktoi situata si vijon: deri para shpërthimit të krizës ndërmarrjet prisnin rritjen e lartë të kërkesës, bënë zahire të mëdha, por duke filluar që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar kërkesa ra, u reduktuan shitjet, lindi superprodhimi, depot u mbimbushën. Në këtë sfond, ndërmarrjet reduktuan në mënyrë të qenësishme prodhimin dhe u fiksua pas kësaj një rënie e fuqishme. Aktualisht këto rezerva të grumbulluara nga ato u konsumuan dhe ndërmarrjet filluan ti plotësojnë ato sërish, por gjatë kësaj rritje nuk ka megjithatë. Me fjalë të tjera, ne tani pikërisht dhe arritëm të ashtuquajturin fund maksimal dhe vetëm kur të fillojë të gjallërohet kërkesa, atëhere mund të flitet për rritje, përfundon gazeta “Vremia novostei”.

Komentimi i artikullit të ditës

Analisti i bursës Grigori Berllarjan i vlerëson në këtë mënyrë rreziqet imagjinare dhe reale për ekonominë e Rusisë: “ Deklarata e Nënkryeministrit Igor Shuvallov, për mendimin tim thotë ai, në parim nuk pasqyron tendencat e së ardhmes. Problemi konsiston në atë, se në ekonominë e Rusisë, në krahasim me nivelin botëror, të po asaj Europe, thellësia e rënies ishte më serioze. Prandaj ne po dalim nga kriza duke u shtyrë, duke bërë një hop nga fundi i saj. Ndoshta, mund të konstatohet, se më e keqja mbeti tashmë në të kaluarën. Por problemi kryesor tani konsiston në atë se sa e qendrueshme do të jetë rimëkëmbja e saj. Këtu mund të lindë problemi edhe nëpërmjet “Gazprom-it”. Sepse ai është tek ne në vend një taksapagues mjaft i madh. 55 % të të gjitha derdhjeve tatimore në buxhet realizohen për llogari të gazit. Ndërsa çmimi i tij po vjen aktualisht duke rënë vazhdimisht në Europë. Prandaj duhet të përgatitemi për të përballuar një goditje të fortë edhe në këtë drejtim.