“Për Europën erdhi koha që të japë llogari në masë të plotë për pjesëmarrjen e saj në këtë histori të paskrupullt, të turpshme. Vendet europiane duhet ti pastrojnë faqen veten njëherë e mirë dhe të nxjerrin konkluzionin e duhur”, me fjalë të tillë iu drejtua nga Zvicera kolegëve të vet raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian Dik Marti. Si shkas për këtë shërbyen të dhënat e reja mbi veprimet e paligjshme të dikasterit të zbulimit të SHBA-s, ndër të tjera, edhe në Europë. Duam t’ju kujtojmë, se Dik Marti gjatë gjithë këtyre viteve të fundit është marrë me verifikimin e të dhënave e dëshmive që kanë të bëjnë me prezencën e burgjeve sekrete amerikane të CIA-s, në të cilat janë mbajtur dhe torturuar të dyshuarit për veprimtari terroriste. Ai arriti të sqarojë, se burgje të tilla kanë ekzistuar, si të paktën, në Afganistan, Rumani, Poloni, Tajlandë dhe Marok. Dhe ja, këto ditë kanali televiziv amerikan ABC njoftoi mbi atë, se në Lituani, në periferitë e kryeqytetit të këtij vendi Vilnius, ka ekzistuar një objekt i tillë. Informacionin për këtë gazetarëve të kanalit televiziv ia dha një ish bashkëpunëtor i CIA-s. Personat zyrtarë në Lituanie hodhën poshtë menjëherë njoftimin e kanalit televiziv ABC, ndërsa në vetë CIA u përmbajtën nga komentimi i këtij fakti. Por, siç tha Dik Marti, sipas të dhënave të burimeve të besuara të tij, burgu sekret nën Vilnius vërtet ka ekzistuar. Mbajtja e të burgusurve në të i binte shumë më lirë CIA-s se sa në SHBA-s. Po si mund të pasqyrohen të gjitha këto skandale dhe demaskime në marrëdhëniet e aleatëve euro-atlantikë në NATO? Ekspertja e katedrës së politologjisë krahasuese të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës Elena Ponomarjova shpreh një mendim të tillë: “Për sa i përket vetë skandalit, duhet thënë, se siç dihet, nuk ka kurrë tym pa flakë, - thotë Elena Ponomarjova. Por në marrëdhëniet euro-atlantike dhe në zhvillimin e vetë NATO-s, sipas fjalëve të saj, kjo nuk do të pasqyrohet në kurrëfarë mënyre. Sepse në të vërtetë, shprehet ekspertja, duhet të pajtohemi me atë të vërtetë evidente, se NATO është organizata e vetme, e cila kontrollon gjithë procesin botëror, sigurisht, në qoftë se mund të quhet ajo që po ndodh aktualisht, kontroll”, konkludon Elena Ponomarjova.