Në këto ditët e afërta qeveria e Serbisë do të nëshkruajë protokollin mbi bashkëpunimin operativ me udhëheqjen e Misionit civilo-policor të BE në Kosovë. Ky dokument që tani ka shkaktuar skandal në Beograd dhe në Prishtinë. Ministrit serb për çështjet e Kosovës dhe Metohisë Goran Bogdanoviç iu desh të shtunën, më 22 gusht, të justifikohej në lidhje me atë, se nënshkrimi i protokollit nga ana e serbëve nuk do të thotë aspak njohje e pavarësisë së krahinës së Kosovës. Kurse autoritetet shqiptare të Prishtinës e stigmatizojnë BE për përfundimin, sipas fjalëve të tyre, të “marrëveshjeve ndërkombëtare” me anashkalim të qeverisë së krahinës. Të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër, veçse ndezin pasione e stimulojnë prirje krejtësisht të paduhura, vë në dukje në replikën e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov: “Me të vërtetë, janë të paparashikueshme rrugët e zhvillimeve ballkanike. Protokolli mbi bashkëpunimin midis Beogradit dhe Misionit kosovar të Bashkimit Europian, sipas mendimit tim, është dokumenti më i padëmshëm, më i peshuar dhe që i përgjigjet plotësisht situatës së krijuar ndër të gjitha vendimet që janë marrë kohët e fundit në lidhje me Kosovën nga institutet ndërkombëtare dhe vende të veçanta. Në të fjalë bëhet vetëm për bashkëveprimin e qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të BE në çështjet e kundërveprimit ndaj qarkullimit klandestin në rajon të grupimeve kriminale, terrorizmit, kontrabandës së armëve dhe drogës. Por, pavarësisht nga kjo, nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ndezi pasione tepër serioze. Autoritetet shqiptare të Prishtinës deklaruan menjëherë, se nuk i patën dhënë kurrëfarë plotfuqishmërish Misionit të BE “për të nënshkruar ndofarë marrëveshjesh ndërkombëtare”. Kurse gazeta shqiptare “Koha ditore”, e cila del në Prishtinë, deklaroi, se duke nënshkruar marrëveshjen me qeverinë serbe, “BE abuzon me plotfuqishmëritë e veta në Kosovë me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë”. Akoma dhe më larg shkoi në deklaratat e veta Lideri i Partisë opozitare “Aleanca për të ardhmen e Kosovës”, ish Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ia hodhi gjithë fajin për bashkëpunimin e Misionit të BE dhe Serbisë - qeverisë kosovare. Sipas fjalëve të tij, autoritetet kosovare nuk mundën të vendosin dot deri tani kontrollin mbi rajonet veriore të krahinës të populluara nga serbët. Me këtë “qeveria aktuale kosovare i shkakton dëm vendit si dhe tërësisë territoriale e pavarësisë së tij “, citon Ramush Haradinajn një tjetër gazetë e Prishtinës - “Zëri”.