Fitorja e trupave sovjetike dhe mongole pranë lumit Hallkin-Goll në vitin 1939 ndihmoi për parandalimin e rrezikut kërcënues që qendronte përpara Bashkimit Sovjetik, Mongolisë dhe mbarë njerëzimit, në tërësi, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev, i cili mbërriti në Mongoli për pjesëmarrje në solemnitetet e organizuara me rastin e 70 vjetorit të ngjarjeve që ndodhën asaj kohe pranë lumit Hallkin-Goll. Sipas fjalëve të tij, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme ekzistuese, kjo fitore ndihmoi për zhvillimin e Bashkimit Sovjetik dhe Mongolisë, i shërbeu pavarësisë së tyre.