Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev mbërriti në Mongoli për pjesëmarrje në solemnitetet e organizuara me rastin e 70 vjetorit të fitores pranë lumit Hallhin-Goll. Në gusht të vitit 1939 trupat sovjetike dhe mongole shpartalluan njësitë japoneze që mësynë në territorin e Mongolisë. Japonia asaj kohe ishte aleate e Gjermanisë hitleriane, dhe kjo fitore i lejoi Bashkimit Sovjetik të evitojë gjatë Luftës së Dytë Botërore veprimet luftarake në dy fronte.