Batiskafët rusë “Mir” u zhytën në thellësinë rekorde 1600 metra të liqenit Bajkal. Këtë vit po realizohet etapa e dytë e ekspeditës ndërkombëtare për studimin e liqenit më të thellë të planetit. Në projekt marrin pjesë biologë, gjeologë, paleografë nga vende të ndryshme.