Dita e Flamurit Shtetëror, e cila u kremtua në Rusi gjatë ditëve të fundjavës që lamë pas, u shënua nga çrregullime lokale. Siç shkruan gazeta “Kommersant”, udhëheqësit e Lëvizjes opozitare “Solidarnost” planifikonin të zhvillonin një marshim në Moskë. Aksione të tilla janë ndërmarrë që nga viti 1992, por kësaj here autoritetet kryeqytetase lejuan vetëm zhvillimin e mitingut duke u referuar, si zakonisht, tek justifikimi se marshimi shkel të drejtat e automobilistëve. Organizatorët nuk hynë hapur në konflikt me autoritetet pushtetore, por megjithatë vepruan sipas kokës së vet. Liderët e “Solidarnost-it” Boris Njemcov, Vladimir Millov dhe Ilia Jashin ngritën në shtizën e flamurit tringjyrëshin rus nën tingujt e himnit paraardhës rus (me muzikë të Glinkës). Oratorët që morën fjalën me radhë në këtë miting u shprehën mbi atë, se “liria është tej mase e neveritshme” për autoritetet pushtetore dhe se politika e tyre, herët a vonë, do të çojë në ndonjë puç të ri dhe ndërrim pushteti. Me kalimin e njëfarë kohe pjesëmarrësit e aksionit në fjalë i rrethuan bashkëpunëtorët e repartit të destinacionit të posaçëm të milicisë. Aktivistët e lëvizjes “Solidarnost” u përpoqën ti bindnin ata se aksioni i tyre përfundoi dhe se pjesëmarrësit e tij po shpërndahen nëpër shtëpia tashmë. Por atyre iu dha urdhëri “Të ndalohen!”. Një ndër të parët u mor nën arrest zoti Jashin. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, përpara milicisë ishte shtruar në mënyrë më se evidente detyra për të zhvilluar në mënyrë demonstrative marrjet nën arrest. Aty afër mbrëmjes të gjithë të ndaluarit u liruan, gjyqi ndaj tyre do të zhvillohet më 25 gusht.


Komentimi i artikullit të ditës

Njëri nga liderët e Lëvizjes opozitare “Solidarnost” Ilia Jashin, i cili e pësoi gjatë shpërndarjes së demonstruesve i bëri komentimin e vet ngjarjes që ndodhi: “Duke gjykuar nga reagimi i autoriteteve pushtetore, Kremlini dhe Bashkia e Moskës, në veçanti, nuk duan të durojnë më, në përgjithësi, kurrëfarë mendimi të kundërt me atë të vetin. Shpërndarja e aksioneve të protestës në Moskë dhe qytete të tjera është bërë diçka më se e zakonshme që prej kohësh. Tjetër punë është ajo, se nga viti në vit reagimi zyrtar ndaj tyre ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më i rreptë. Fakti, se për herë të parë për këto 18 vjet u shpërnda marshimi i organizuar për nder të Ditës së Flamurit Rus, festës shtetërore zyrtare flet mbi atë, se ato ideale, për të cilat patën deklaruar me zë të lartë baballarët tanë në vitin 1991, u shkelën, u morën nëpër këmbë, mbi to u hodh baltë”, u shpreh Ilia Jasin



Sipas mendimit të Drejorit të Institutit të Studimeve Politike Sergei Markov, liderët e Lëvizjes “Solidarnost” do të dëshironin shumë të shëmbëllenin me desidentët klasikë sovjetikë. Por midis tyre ekziston një ndryshim principial: “Për desidentët e mëparshëm kërkesa kryesore ndaj autoriteteve pushtetore ishte e tillë: “Respektoni atë Kushtetutë të cilën e ju vetë e keni shkruar!”. Kurse Lëvizja “Solidarnost” përpiqet në mënyrë principiale të shkelë rregullat ekzistuese duke dashur të provokojë me këtë autoritetet pushtetore për veprime të rrepta. “Solidarnost” ka ndërmend të pushtojë rrugët. Ajo ndërmerr përpjekjen për të demonstruar pushtetin e vet pa patur fuqi të shkelë ligjin. Rreptësia e masave të kundërpërgjigjes të marra ndaj pjesëmarësve të saj është plotësisht e justifikuar, meqenëse masa të tilla vihen në përdorim ndaj njerëzve, të cilët injorojnë me koshiencë të plotë rendin publik.