Pavarësisht nga kriza, autoritetet ruse do të vazhdojnë të mbështesin fetë tradicionale në vend, duke ia dalë punës mbanë në këtë synim të vetin pa ndihmë nga jashtë shtetit. Për këtë deklaroi Presidenti i Federatës Ruse (FR) Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar në Ivollgën e Sipërme (Republika e Burjatisë) me lamat e manastirit më të madh buddist të Rusisë. Qëllim të përbashkët të autoriteteve laike dhe feve tradicionale Medvediev quajti edukimin moral të brezit të ri.