Situata në Afganistan po vjen duke u keqësuar, pranoi Kryetari i Komitetit Bashkuar të Shefave të Shtabeve të forcave të armatosura të SHBA-s admirali Michael Mullen. Sipas fjalëve të tij, për këto vitet talebanët kanë filluar të luftojnë shumë më mirë. Në një kohë të afërt do të zgjidhet çështja që ka të bëjë me arsyeshmërinë e rritjes së kontingjentit ushtarak amerikan atje, deklaroi Mullen.