Në vigjilje të vitit të ri shkollor në Ministinë e punëve të brendshme të Rusisë i druhen fort dukjes së teksteve mësimore kontrafakte. Një parashikim i tillë u duk në lidhje me atë, se gjatë kohës së krizës prodhimi i literaturës poligrafike ra gati 50 %. Në periudhën gusht-shtator do të ketë kërkesë shumë të madhe për literaturë e tekste mësimore dhe drejtuesve të tipografive mund tu lindë dëshira, tundimi për të rregulluar gjendjen e tyre materiale. Siç shkruan botimi “Gazeta”, me krahasimin e çmimit të literaturës kontrafakte dhe asaj legale piratët kursejnë shumë në koston e produkteve të veta për llogari të cilësisë së tyre. Nga 200 mijë ekzemplarë tekstesh mësimore të konfiskuara vitin e kaluar, 7 mijë, sipas rezultateve të ekspertizës, janë pranuar si të rrezikshme për shëndetin për shkak të shkeljes së normave sanitaro-higjienike. Këtu mund të përmendet edhe boja jo cilësore tipografike, shkrimi jo i qartë dhe pesha e tepërt e tekstit mësimor. Lidere të padiskutueshme, përkatësisht vëllimit të prodhimeve kontrafakte gjatë këtij viti, janë aparaturat elektronike (audio dhe video) si dhe programet kompjuterike. Në vëllimin e përgjithshëm të këtyre lloj produkteve, pjesës së prodhuar në mënyrë kontrafakte i bie 85 %. Dhe në tërësi, në periudhë krize, shanset e konsumatorëve rusë për të blerë prodhime kontrafakte, jo origjinale janë rritur në mënyrë të qenësishme. Siç shkruan gazeta “RBC-Daily”, grupin e të rrezikuarve e kryesojnë blerësit e audio kasetave dhe CD-ve si dhe të programeve kompjuterike. Vëllimi i produkteve të falsifikuara në këtë sferë në vitin 2007 u rrit gati në 2.5 herë. Rreth 70 % e veshjeve dhe këpucëve janë gjithashtu jo origjinale. Më shpesh këto kohët e fundit konfiskohen mallra kontrafakte me simbolikën e përdorur në mënyrë të paligjshme “Soçi-2014”. Kryesisht këto janë kanotiere, bluza sportive, pulovra, pantallona të shkurtra, çorape dhe atlete.