Përfundimi i Paktit Molotov-Ribbentrop nga ana e Bashkimit Sovjetik 70 vjet më parë ishte për Moskën e vetmja rrugëdalje për të shtyrë fillimin e luftës. Një mendim të tillë shprehu për “Zërin e Rusisë” Drejtori i Institutit rus të Historisë Andrei Zaharov. Duke folur mbi raportin e forcave që u vendos asaj kohe, akademiku rus, saktësoi, se Anglia dhe Franca synonin të ndërsenin kundër njëri-tjetrit Bashkimin Sovjetik dhe Gjermaninë. Duke e kuptuar për mrekulli se shmangia e luftës në Europë është e pamundur, udhëheqja sovjetike u propozonte demokracive perëndimore të neutralizonin agresorin, por ato sabotonin çfarëdolloj negociatash. Prandaj, kur në gusht të vitit 1939 Berlini propozoi përfundimin e Paktit mbi Mos-sulmimin, Bashkimi Sovjetik dha pëlqimin e vet për këtë.