Shpëtuesit e Ministrisë së Rrethanave të Jashtëzakonshme (MRJ) të Rusisë pothuajse i likuiduan plotësisht të gjitha njollat e vajit, të cilat depërtuan në ujrat e lumit Enisei pas avarisë që ndodhi në hidrocentralin e Sajano-Shushenskut. Për këtë njoftoi përfaqësuesi i qendrës rajonale siberiane të MRJ. Sot Kryeministri rus Vladimir Putin vizitoi hidrocentralin Sajano-Shushensk. Kryeministri rus komunikoi me punëtorët e hidrocentralit dhe likuiduesit e avarisë.