Asnjë nga kandidatët në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në Afganistan nuk arriti të grumbullojë dot as gjysmën e votave të zgjedhësve. Sipas të dhënave të exit poll-ve, për Kryetarin veprues të shtetit Hamid Karzai e dhanë votën e vet rreth 45 % e zgjedhësve. Rivali i tij më i afërt, ish Ministri i punëve të jashtme të Afganistanit, doktor Abdulla mbetet pas tij me 20 %. Në qoftë se asnjëri nga kandidatët nuk do të grumbullojë dot më tepër se 50 % të votave, në shtator do të përsëritet edhe një herë votimi.