Autoritetet ruse kaluan në një mësymje të re ndaj gjyqeve dhe gjykatësve popullorë, shkruan gazeta “Vremia novostei”. Presidenti Dimitri Medvediev zhvilloi mbledhjen e posaçme me anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Si shkas për këtë aktivitet, me sa duket nga të gjitha, shërbyen ngjarjet e ditëve të fundit në Ingusheti, ku u krye një nga aktet më të mëdha terroriste për këto vitet e fundit. Medvediev bëri thirrje për të luftuar, për të larë hesapet në mënyrë të pamëshirshme me terroristët duke i asgjesuar ata pa kurrëfarë emocionesh e mëdyshjesh të tepërta. Por përfundimet e mbledhjes dolën krejtësisht të papritura, befasuese, mund të thuhet: u nxorrën konkluzionet mbi atë, se një nga pengesat kryesore në luftën kundër terroristëve dhe ekstremistëve në Kaukazin e Veriut, midis gjithë të tjerash, janë gjyqet, ndër të tjera edhe ato me pjesëmarrjen e gjykatësve popullorë. Si rezultat, vetë Dimitri Medvediev doli me iniciativën e bërjes së amendamenteve të radhës në legjislacionin penalo-procesual. Në veçanti, ai propozoi nxjerrjen nga plotfuqishmëritë dhe kompetencat e gjyqit të gjykatësve popullorë të krimeve të kryera nga bashkësitë dhe grupimet kriminale, si dhe ndryshimin e parimit territorial të gjykimit në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me aktet terroriste të kryera në Kaukaz. Pra, që çështje të tilla të shqyrtohen e të gjykohen në rajone të tjera me qëllim të shmangies së ushtrimit të presionit, shantazhit mbi gjyqin dhe gjykatësit. Se për çfarë janë fajtorë në këtë rast gjyqet dhe gjykatësit popullorë, mundet vetëm të merret me mend.

Komentimi i artikullit të ditës

Kryetarja e Grupit moskovit të Helsinkit Ludmilla Aleksejeva i bën vlerësimin e vet synimeve të autoriteteve ruse përkatësisht gjyqit të gjykatësve popullorë: “Kjo gjë mund të flasë vetëm për pazotësinë, pafuqishmerinë dhe punën joprofesionale, jo kompetente të organeve tona hetimore dhe prokurorisë. Ato duan të arrijnë atë, që gjyqet çdonjërin që e dyshojnë për pjesëmarrje në veprimtari terroriste të mund ta akuzojnë për terrorizëm. Ndërsa gjyqet e gjykatësve popullorë kërkojnë prova të mjaftueshme, të vërtetësishme faktike të fajit. Dhe organet hetimore, sigurisht, që mund ti kuptosh plotësisht në këtë rast. Ç’është për të ardhur keq, Presidenti u shkoi pas qejfit, pas qerres nëpunësve tanë dhe, për mendimin tim, bëri një gabim krejtësisht të palejueshëm me këtë. E vetmja rrugë për shëndoshjen e sistemit gjyqësor është zgjerimi i plotfuqishmërive të gjyqit të gjykatësve popullorë. Për më tepër se një gjë e tillë përkon plotësisht me Kushtetutën. Për sa kohë që sistemi do të vazhdojë të ruhet në pamjen e tij të tanishme, për kurrëfarë demokracie dhe aq më tepër për prosperitet ekonomik, stabilitet politik as që mund të bëhet fare fjalë.