Me një kritikë të ashpër në adresë të SHBA-s në lidhje me shpenzimet e tyre kolosale në sferën ushtarake doli Fidel Kastro. Në artikullin e publikuar në sajtin Cubadebate, Lideri i revolucionit kubanez vuri në dukje, se Uashingtoni po zgjeron financimin e prodhimit të armëve, pavarësisht nga kriza ekonomike dhe problemet serioze ekzistuese në botë, të cilat kërkojnë zgjidhje imediate.