Gazeta “Komsomolskaja pravda” shkruan mbi disfatën me të cilën përfundoi debutimi i sportistes ruse të atletikës të lehtë Elena Isinbajeva në Kampionatin Botëror në Berlin. Këto vitet e fundit kjo sportiste nuk ka patur as edhe një rivale tjetër që ti afrohej sado pak asaj në mjeshtërinë e kërcimit me shkop. Një vit më parë në Olimpiadën e Pekinit ajo ia demonstroi edhe një herë në mënyrë mëse bindëse mbarë botës këtë fakt të pakundërshtueshëm. Prandaj edhe kësaj here nga Elena nuk prisnin gjë tjetër veçse medalje ari. Por dita e fundit e garave finale filloi ters për sportistet rusë që në mëngjes. Gjatë zhvillimit të nxemjes pësoi traumë dhe u distancua nga garat kampionia e Europës e vitit 2009 në kërcimin me shkop në salla të mbyllura Julia Gollubçikova. Isinbajeva vendosi ta fillojë kërcimin menjëherë me marrjen e lartësisë 4 m. e 75 cm. Por në tentativën e parë dështoi. Ajo vendosi të rrezikojë megjithatë dhe përpara realizimit të kërcimit kërkoi rritjen e lartësisë deri në 4 m. e 80 cm. Por si rezultat nuk e kapërceu dot atë! Dy kërcimet e tjera që i mbetën pas kësaj Isinbajevës përfunduan me disfatë të plotë. Për sportisten, e cila vetëm fare pak kohë më parë kapte pa vështirësi lartësinë 5 metra, ky ishte absurditet i plotë. Me sa duhet nga të gjitha, Elena vetë nuk mundi ta besonte atë që ndodhi në të vërtetë. Pas kërcimit të tretë ajo mbuloi fytyrën me duar dhe siç mund të gjykohet nga sjellja e saj, ja plasi të qarit. Por megjithatë gjeti forca në vetvete për tu ngritur dhe për të komunikuar me gazetarët. Dhe duhet thënë se Elena nuk u mund nga askush tjetër në këtë garë, sepse rekordet e saj nuk mendon e nuk tenton ti thyejë më askush tjetër. Ajo u dorëzua, në të gjitha kuptimet, kësaj here vetëm përpara vetes së vet.


Komentimi i artikullit të ditës


Psikologia sportive Maria Krasilceva shprehet mbi cfilitjet, mundimet e lidhura me ambicjet në jetën e sportistëve: “Isinbajeva pati një periudhë disa vjeçare fitoresh të padiskutueshme në jetën e vet sportive. Ne nuk kemi dëgjuar prej kohësh për ndonjë sportiste tjetër më të famshme se sa ajo. Sigurisht, ajo mund të jetë rilaskuar disi nga të perceptuarit e asaj, duke u shprehur me gjuhë të kuptueshme njerëzore, se është e pamposhtur, e paarritshme. Dhe tani ajo do ta përjetojë në mënyrë shumë më të dhimbshme e më të rëndë, se sa sportistët e tjerë, disfatën, mossuksesin. Por në qoftë se ajo do të nxjerrë mësimet e duhura nga ajo që ndodhi, do të mbledhë veten dhe ti bëjë një analizë adekuate disfatës që pësoi dhe shkaqeve të saj, unë mendoj, se ajo do ta rivendosë besimin në forcat e veta. Isinbajeva është njeri që ka demonstruar mëse një herë vetitë, cilësitë e veta, karakteristike për një shpirt luftarak e fitimtar.