“Zëri i Rusisë”?! - e respektoj jashtë mase radiostacionin tuaj, më telefononi patjetër: unë kam se ç’ti uroj radios tuaj”, - në këtë mënyrë reagoi Leonid Roshal, i famshmi “Doktor i Paqes”, ndaj të kujtuarit atij të jubileut të pritshëm 80 vjeçar të “Zërit të Rusisë”. Leonid Roshal, Drejtori i Institutit moskovit Kërkimoro-Shkencor të kirurgjisë urgjente dhe traumatologjisë për fëmijë, anëtari i Dhomës Shoqërore pranë Presidentit të Federatës Ruse, kirurgu i famshëm për një periudhë më tepër se 20 vjeçare ka qenë vazhdimisht hero i emisioneve të “Zërit të Rusisë”. Radiostacioni ynë ka treguar shumë shpesh për punën e brigadës së mjekëve të krijuar prej tij, e cila ka punuar në rajonet e prekura nga fatkeqësitë e natyrës, katastrofat teknogjene, konfliktet ushtarake. Kështu ka ndodhur gjatë kohës së likuidimit të pasojave të katastrofës hekurudhore nën Ufa dhe shpërthimit në uzinën Ustj-Kamenogorsk. Në zonat e veprimeve luftarake në Jugosllavi, Abkhazi, Gjeorgji, Nagorni-Karabah, Izrael dhe Çeçeni. Në vendet që e pësuan nga kataklizmat natyrore: Armeni, Rumani, Egjipt dhe Japoni, në Kaliforni e Indi, Afganistan dhe Turqi. Gjatë kohës së tërmetit që ra në Pakistan në vitin 2005 shumica e të vrarëve ishin fëmijë. Në tendën, çadrën e kryqit të kuq, ku ishin vendosur mjekët rusë vazhdimisht kishte një radhë të gjatë, të pafund fëmijësh. Bile edhe atëhere, me qëllim që bota të mësonte të vërtetën, Leonid Roshal gjeti disa minuta nga koha e tij e vyer midis operacioneve për ti dhënë intervistë radiostacionit tonë. Ky është pikërisht shembulli i besimit ndaj “Zërit të Rusisë”, për të cilin “Doktori i Paqes” flet sot duke na uruar ne me rastin e jubileut 80 vjeçar: “Unë nuk mund të them se shtypi i huaj, radio, televizioni në shumicën e vet dërrmuese shpreh ndonjë dashuri të madhe për Rusinë. Dëgjon vazhdimisht shumë gjëra negative. Ngandonjëherë shprehet edhe e vërteta. Por më shpesh dëgjon, thjesht, gënjeshtra të paskrupullta. Dhe shembull konkret i kësaj për mua personalisht u bë ajo situatë që u krijua gjatë kohës së luftës në Osetinë e Jugut. Atëhere shumica dërrmuese e mjeteve të informimit masiv në Perëndim dhanë informacion jo të vërtetësishëm. Unë nuk mund të konfirmoj, se mjetet tona të informimit masiv nuk mëkatojnë. Por mua më gëzon, megjithatë, pa masë fakti që ekziston “Zëri i Rusisë” me të gjitha cilësitë e tij të mira dhe të këqia. “Zëri i Rusisë” duhet të jetë zëri i vendit, i cili përçon, transmeton në vesh të botës në këtë shumëzëshmëri mospranimi të Rusisë, thelbin e problemeve ruse. Si dhe këndvështrimin e Rusisë përkatësisht problemeve që ekzistojnë në botë. Unë e di fort mirë se radio juaj nuk e ka jetën fushë me lule, se ajo ka probleme. Por unë do të dëshiroja me gjithë zemër që bota ti besojë “Zërit të Rusisë”. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. I uroj radios suaj prosperitet, lulëzim. Që fjala e Rusisë të tingëllojë në shumë kontinente të botës, që popullsia e rruzullit tokësor të marrë një informacion cilësor, të sinqertë, të vërtetësishëm. Ju uroj gjithë të mirat! Këto fjalë të shprehura në adresë të radiostacionit Leonid Mihailloviç Roshal i shprehu pa u nxituar, shkoqur. Ai e ndërpriste herë pas here linjën e mendimit të vet, sikur përpiqej të kujtonte diçka të rëndësishme. Ai foli për Fjalën dhe Veprat duke theksuar rëndësinë, domethënien e përkimit të tyre.