Faza aktive e punimeve shpëtuese dhe atyre të likuidimit të pasojave të avarisë në hidrocentralin Sajano-Shushensk do të përfundojë pas një jave. Për këtë njoftoi Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Sergei Shojgu. Grupet e kërkimit të personave të zhdukur pa lënë gjurmë nuk po ndërpresin as edhe për një moment punën e tyre. Zhytësit pa ndërprerje 24 orë kërkojnë njerëzit e humbur nën ujë.