Në Primorje përfundoi modernizimi i linjës së rrugës hekurudhore, nëpërmjet së cilës mbetjet e lëndës së shfrytëzuar bërthamore të submarinave të nxjerra jashtë përdorimit do të transportohen në aksin magjistral hekurudhor Transsiberian. Punimet për modernizimin e saj u zhvilluan në përputhje me programin ndërkombëtar “Partneriteti global”, realizimin e të cilit e financojnë SHBA-s, Franca, Japonia, Kanadaja dhe vende të tjera.