Qeveria e Rusisë e quan zhvillimin e industrisë së aviandërtimit dhe kozmonautikës si një ndër prioritetet e veta dhe ka ndërmend të drejtojë në këto degë investime serioze, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin gjatë fjalës së marrë në ceremoninë e hapjes së Sallonit Aviakozmik MAKS-2009 në qytetin Zhukovsk, në periferitë e Moskës. Sipas fjalëve të tij, Rusia është e gatshme për një kooperim sa më të gjerë me partnerët e vet.