Epopeja me kërkimin e anijes transportuese “Arctic Sea” me marinarë rusë në bord, e cila humbi tre javë më parë në ujrat e oqeanit Atlantik, përfundoi me rezultat pozitiv. Siç shkruan gazeta “Vremia novostei”, të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit janë shëndosh e mirë. Ata u sollën në atdhe me anë të anijes së rojes bregdetare “Lladnij” të Flotës ruse të Detit të Zi, e cila dhe e gjeti anijen e humbur. Në fakt, historia se ç’ndodhi në të vërtetë me anijen - a u rrëmbye ajo vallë nga piratët apo dikush tjetër, siç njoftohej më parë, përse në të ishin stakuar të gjitha sistemet e ndërlidhjes dhe radionavigacionit, përse ajo nuk mbërriti në portin e destinacionit — mbeti krejtësisht e pa sqaruar. Zhdukjen e mistershme të anijes e parapriu një episod jo më pak misterioz, për të cilën u bë e ditur tashmë pas asaj kur ndërlidhja me anijen u ndërpre fare. Në Detin Balltik anijes “Arctic Sea” iu ankorua një gomone me motor, nga e cila në bordin e saj u ngjitën rreth 10 persona të armatosur, të veshur kokë e këmbë me uniforma të zeza dhe me maska në fytyrë. Pasi u paraqitën si bashkëpunëtorë të policisë ata i rrethuan të gjithë anëtarët e ekuipazhit dhe rreth 12 orë bastisën gjithë anijen. Pas kësaj vizitorët e paftuar, pa u marrë asgjë marinarëve as para dhe asnjë plaçkë, e braktisën anijen. Ndërsa qëllimi përfundimtar i kontrollit të ushtruar prej tyre në anije deri tani mbetet enigmë. Pasi u lidhën me pronarin e anijes dhe i njoftuan atij fije e për pe për gjithçka që ndodhi, marinarët vazhduan lundrimin pa hyrë në njërin nga portet më të afërt. Më pas u duk njoftimi mbi atë, se “piratët” mund të mos e kenë braktisur anijen dhe se kanë mbetur në bordin e saj, ndërsa të gjitha seancat e mëtejshme të ndërlidhjes së “Arctic Sea” me botën e jashtme realizoheshin nën kontrollin e tyre të rreptë.


Komentimi i artikullit të ditës


Vëzhguesit ushtarak të gazetës “Komsomolskaja pravda” Viktor Baranjec e gjithë kjo histori me humbjen dhe kërkimet e anijes transportuese i duket tejet e dyshimtë. “Precedente të tilla historia bashkëkohore e lundrimit të anijeve në det nuk njeh - që të vihet në kërkim të “Arctic Sea” një grupim kaq i madh anijesh të Flotës ushtarako-detare të Rusisë, që të ingranohet në këtë operacion bile edhe zbulimi ushtarak-kozmik. Të krijohet dashur pa dashur ndjesia e asaj, sikur ushtarakët dhe autoritetet e larta pushtetore ruse shumë gjëra nuk duan të na i tregojnë. Ekuipazhit ia ndaluan komunikimin me shtypin. Por megjithatë ka “rrjedhur” tashmë informacioni në lidhje me atë, se anija në fjalë i përket, në fakt, një nëpunësi të lartë zyrtar rus. Dhe në këtë rast ka vend jo thjesht taktika e kalimit në heshtje të incidentit të pakëndshëm, por mund të figurojë fshehja kriminale me paramendin e fakteve reale”, konkludon vëzhguesi ushtarak i gazetës “Komsomolskaja pravda”.