Radiokompania “Zëri i Rusisë” në vitin e jubileut të vet 80 vjeçar po vazhdon ti njohë dëgjuesit e vet me historinë e saj dhe dëgjuesit e saj. Shefi i redaksisë së emisioneve në gjuhën polake Leonid Sigan e quan Radiotransmetimin në gjuhë të huaj shtëpinë e vet të dytë. Ai filloi të punojë në radio në vitin 1943 si spikër, folës. Asaj kohe ai ishte vetëm 20 vjeç…
Ja, kështu, për 66 vjet me radhë Leonid Sigan i përshëndet radiodëgjuesit e “Zërit të Rusisë” në gjuhën polake. Në radio kaloi e gjithë jeta e tij. Këtu ai bëri universitetet e veta edhe si folës, edhe si gazetar. U dashurua dhe u martua ai gjithashtu po këtu… Ndërsa filloi gjithçka në jetën e tij në vitet e vështira të luftës: “Ishte viti 1943, periudha e kulminacionit të luftës. Po organizohej divizioni i parë polak me emër të Tadeush Kostjushko-s, i cili u bë bazë e Ushtrisë Popullore Polake. Dhe redaksia polake, mund të thuhet, në përbërje të plotë hyri në radhët  e këtij divizioni, e gjithë popullsia e gjinisë mashkullore. Ndërsa mua nuk më kishin thirrur ende, libreza ime ishte në komisariatin ushtarak. Dhe ja, një ditë të bukur, unë erdha atje ndërsa mua më thonë se dëshiron të bisedojë komandanti i komisariatit me mua. Dhe nën shoqërimin e rojeve mua më sollën në rrugicën Putinkovckij, ku asaj kohe ndodhej Radiokomiteti. Atje tashmë që prej njëfarë kohe punonte komisioni, i cili pranonte apo seleksiononte njerëzit. Unë recitova “Oden kushtuar rinisë” të Adam Mickeviçit, ndërsa ata e panë të arsyeshme të rezultojnë se diksioni im u përgjigjet plotësisht parametrave, që u duhen atyre dhe pas disa ditësh unë u ndodha përpara mikrofonit”, thotë Leonid Sigan. Për mua ishte tejet e vështirë të mbetesha përpara mikrofonit. E gjithë familja ime ndodhej përtej linjës së frontit, në zonën e okupuar nga gjermanët, ku unë synoja të ndodhesha me të gjitha fibrat e shpirtit tim, vazhdon më tej Leonid Sigan. Por gradualisht arrita të perceptoj për veten se puna në radio është gjithashtu njëfarë lloj shërbimi. Sepse në kushte aspak të lehta na duhej përditë të përgatisnim emisionet dhe të lexonim buletinet mbi gjendjen e punëve në front. Atëhere një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm zinin në eter njoftimet e Informbyrosë Sovjetike, programet informative dhe publicistike, të cilat pasqyronin veprat heroike të ushtarëve, oficerëve dhe strategëve të luftës, njoftimet mbi rritjen e luftës antifashiste në territoret e okupuara prej hitlerianëve. Aktualisht është e vështirë të transmetosh ato ndjenja që provonin folësit, redaktorët, përkthyesit, gjatë përgatitjes së këtyre programeve. Sepse ata shpesh herë ishin të detyruar të përjetonin edhe humbjet dhe fatkeqësitë e veta në jetë të lidhura me luftën. Pa dyshim, të gjitha këto kërkonin forca shpirtërore e fizike dhe burrëri kolosale. Ishtë krejtësisht e natyrshme, që pas shpalljes së Fitores së shumëpritur, kolektivi multinacional i Radiotransmetimit në gjuhë të huaja ishte krenar me vetë faktin, se në arritjen e saj ishte edhe kontributi i dhënë prej tij. Pas luftës në Radiotransmetimin në gjuhë të huaja filloi një epokë e re. Në eter nisën të transmetohen programe të reja, edhe radio filloi të komunikojë më aktivisht me dëgjuesit. Sot Leonid Sigan është jo vetëm shef i redaksisë së emisioneve në gjuhën polake, por vazhdon të merret ende aktivisht edhe me punë krijuese. Ai merr nën patronazh gazetarët e rinj, ndërsa komentet dhe materialet e tij radiofonike tingëllojnë në eterin e “Zërit të Rusisë” dhe botohen në faqen e radiokompanisë me këtë adresë: www.ruvr.ru. Në epokën e Internetit komunikimi me dëgjuesit është bërë shumë më i lehtë. Çdo ditë në sajtin e “Zërit të Rusisë” regjistrohen mijëra vizitorë. Dëgjuesit u drejtohen të gjitha emisioneve e rubrikave dhe lënë shënimet dhe komentet e veta në lidhje me to. Në jubileun e vet 80 vjeçar radiokompania “Zëri i Rusisë” për herë të parë në historikun e vet po zhvillon konkursin midis radiodëgjuesve të vet dhe i fton ata të dërgojnë skicat, materialet, reportazhet dhe shënimet e veta radiofonike. Punët më të mira të tyre do të transmetohen në eter, ndërsa fituesit do të ftohen për pjesëmarrje në Festivalin e Parë Ndërkombëtar të radiostacioneve rusishtfolëse, i cili do të zhvillohet më 2-3 nëntor në Moskë.