Salloni Avia-Kozmik Ndërkombëtar MAKS-2009 u hap sot në qytetin Zhukovsk në periferitë e Moskës. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Në punën e njërës nga ekspozitat më të mëdha në botë të teknikës së aviacionit civil dhe ushtarak marrin pjesë më tepër se 700 kompani nga 34 vende.