Anija transportuese “Arctic Sea” me ekuipazh rus në bord, e cila nuk pat dhënë kurrëfarë “shenjash jete” që nga fundi i korrikut e deri në ditën e djeshme, rezultoi se ishte rrëmbyer nga qytetarë të Estonisë, Lituanisë dhe Rusisë. Ajo u arrit të lirohet pa asnjë të shtënë. Për i këtë raportoi Kryekomandantit Suprem, Presidentit Dimitri Medvediev, Ministri i mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdjukov.