Presidenti i Izraelit Shimon Peres paralajmëroi, se nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Moskës për rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme në qoftë se në të do të ftohet udhëheqja e lëvizjes HAMAS. Për sot në Soçi janë planifikuar negociatat e Presidentëve të Rusisë dhe Izraelit, në të cilat, në veçanti, do të diskutohet edhe rregullimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.