Ish Presidenti i Koresë së Jugut, Laureati i Çmimit Nobel, Kim De Çzhun ndërroi jetë në Seul në moshën 85 vjeçare. Kim De Çzhun ka drejtuar vendin në postin e Presidentit të Koresë së Jugut nga viti 1998-2003. Në vitin 2000 ai zhvilloi samitin e parë ndërkorean në Phenian me Liderin e RPD të Koresë Kim Çen Ir, rezultat i të cilit u bë çtensionimi i përkohshëm i marrëdhënieve dypalëshe.