Numri i viktimave të aktit terrorist në Nazran u rrit deri në 21 veta. Natën në spital ndërroi jetë edhe një person i plagosur rëndë. Të hënën që lamë pas në republikën verikaukaziane të Ingushetisë një terrorist-kamikaze hodhi në erë së bashku me veten automobilin mu në oborrin e godinës së policisë së qytetit Nazran. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i shprehu ngushëllimet e veta të afërmve të viktimave dhe të të plagosurve.