Ekuipazhi i anijes transportuese “Arctic Sea” ndodhet tashmë në bordin e anijes së Flotës Ushtarako-Detare të Rusisë. Ministri i mbrojtjes i Federatës Ruse Anatoli Serdjukov raportoi, se anija transportuese e humbur “Arctic Sea” u gjet nga anija ushtarake ruse e rojes bregdetare të Flotës Ushtarako-Detare të Rusisë “Lladnij” 300 metra larg ishullit të Kapo-Verdes (në perëndim të Afrikës). “Të gjithë anëtarët e ekipazhit janë shëndosh e mirë. Marinarët ndodhen tani në bordin e anijes “Lladnij”, — njoftoi Serdjukov.