NATO filloi operacionin ushtarak nën emrin e koduar “Mburoja Oqeanike” (“Ocean Shield”) për luftën kundër piraterisë pranë brigjeve të Somalisë. Qëllimi tij është jo vetëm parandalimi i kusarisë, banditizmit detar, por edhe dhënia e ndihmës shteteve të Bririt Afrikan për kundërshtimin e piraterisë. Kontrolli ndaj zhvillimit të operacionit në fjalë i është ngarkuar shtabit kryesor të Trupave Ushtarako-Detare të NATO-s në Nortvud të Britanisë së Madhe.