Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës i dorëzoi një notë proteste MPJ së Rusisë në lidhje me ndotjen e limanit të Sevastopolit nga Flota ruse e Detit të Zi. “Tashmë pas mesazhit të Dimitri Medvedievit drejtuar Presidentit ukrainas Viktor Jushenko, MPJ e Ukrainës i drejtoi notën e radhës të protestës Federatës Ruse, — u njoftoi gazetarëve i ngarkuari me detyrat e Zëvendësministrit të parë të MPJ së Ukrainës Juri Kostenko.