Shkak i avarisë që ndodhi në hidrocentralin Sajano-Shushensk u bë godija e fuqishme e ujit, nga e cila u shkatërrua muri i agregatit të dytë të hidrocentralit dhe uji filloi të depërtojë me furi në repartin e makinerive. Për këtë njoftoi sot Kreu i Ministrisë së Rrethanave të Jashtëzakonshme të Rusisë Sergei Shojgu. Si rezultat, u ndalua funksionimi i të gjitha 10 turbinave të tij, tha ai.