Numri i të vrarëve nga shpërthimi që ndodhi në oborrin e godinës së degës së punëve të brendshme të qytetit dhe degës së punëve të brendshme të republikës në qytetin Nazran arriti deri në 19 veta. Rreth 60 persona janë shtruar në spital, ndër të cilët 10 fëmijë, të cilët morrën plagë të ndryshme, njofton Agjencia RIA Lajmet me referim tek fjalët e përfaqësuesit të Komitetit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse për Republikën e Ingushetisë.