Rusia dhe NATO po ndërmarrin përpjekje të përbashkëta për kërkimin e anijes transportuese “Arctic Sea”, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm rus pranë Aleancës Dimitri Rogozin. Sipas të dhënave të burimeve në Bruksel, gjatë ditëve të fundjavës anija kaloi nëpër arkipelagun Kapo-Verde dhe tani po lundron drejt jugut përgjatë bregdetit perëndimor të Afrikës. Anija transportuese “Arctic Sea” me ekuipazh rus në bord cilësohet si e rrëmbyer.