Hetimi po përpiqet të evidentojë versionet e aviakatastrofës që ndodhi në qiell mbi qytetin Zhukovsk në periferitë e Moskës. Po shqyrtohen disa pista të incidentit të lidhura me faktorin njeri, me konsumimin e aeroplanit dhe me aksidentin-fluturimin e drejtpërdrejtë të ndonjë shpendi në turbinën e motorit. Nuk përjashtohet aspak që në kuadrin e hetimit të caktohen një sërë ekspertizash me qëllim që të saktësohet shkaku objektiv i tragjedisë.