Ish trajneri kryesor i klubit rus të futbollit “Zenit” Dik Advokat u largua nga Shën Peterburgu. Përcjellja që i bënë atij tifozat e shumtë në numër në aeroport e prekën deri në lot specialistin hollandez. Ai u deklaroi gazetarëve se e ndjen veten krenar që ka qenë trajner i një skuadre të tillë të mrekullueshme si “Zeniti”.