Gjeorgjia zë vendin e 33-të në listën e shteteve jo stabile, e cila u publikua nga revista amerikane “Foreign Policy”. Lista është përpiluar në bazë të analizimit të situatës në vende të ndryshme sipas 12 treguesve kyçë. Midis tyre mund të përmenden: rënia ekonomike, shkelja e të drejtave të njeriut, marrja e arratisë së qytetarëve nga vendi, prirjet kritike të popullsisë ndaj qeverisë së vet.