Kongresi i hebrenjve rusë do të japë kontributin e vet në hapjen e muzeut të parë të Holokaustit në Rusi. Për këtë njoftoi Presidenti i kongresit Juri Kanner. Ai vuri në dukje, se kjo gjë është veçanërisht e rëndësishme tani, kur në vende të ndryshme po vjen duke u rritur niveli i ksenofobisë dhe tingëllojnë pa rreshtur thirrjet për rishikimin e përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore.