Rënia e vëllimit të përgjithshëm të produktit të brendshëm të Rusisë po vazhdon, njofton gazeta “Vremia novostei”. Në tremujorin e dytë të vitit ekonomia u reduktua në më shumë se 10 % në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar. Të ngushëllon disi ai fakt, se kundrejt tremujorit të parë të vitit në vazhdim vëllimi i përgjithshëm i produktit të brendshëm u rrit 7.5 %. Ekspertët kanë mospërputhje mendimesh në lidhje me atë, në se mund të quhen këto të dhëna dëshmi e rënies deri në fund të ekonomisë ruse apo se kriza vazhdon të shfaqë shenja të vazhdueshmërisë së vet.


***


Hapësira unike doganore në territoret e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit do të fillojë të krijohet që nga viti 2010, njofton gazeta “Vedomosti”. Kurse aty nga korriku i vitit 2011 i gjithë kontrolli doganor duhet të nxirret përtej kufirit të jashtëm të bashkimit, të brendshëm nuk do të ketë më. Në Moskë anëtarët e qeverisë së tre shteteve u morrën vesh në lidhje me skemën e ndarjes së pagesave doganore. Llogaritë përfundimtare do të jenë të gatshme aty nga fundi i tetorit, por, në tërësi, skema u miratua. Ajo i kënaq të tre shtetet. Në bazë të skemës qendron pjesa që do të duhet të marrë buxheti i çdonjërit vend nga vëllimi i përgjithshëm i të ardhurave doganore, ta zemë, për 1 muaj.


***


Vullnetarët rusë po e provojnë mbi vete gripin e derrave, njofton gazeta “Moskovskij komsomolec”. Vaksina është pandemike dhe jo ajo e zakonshme sezonale. Vaksina është faktikisht universale, jo vetëm kundër gripit të shpendëve apo atij të derrave. Nëpunësit konfirmuan, se do të eliminojnë të gjitha barrierat administrative në rrugën e vaksinës së re. Por, deri sa të binden përfundimisht në efektivitetin dhe parrezikshmërinë e preparatit të ri, nuk do të lejojnë prodhimin e tij në seri.