“Kompania Energjetike Lindore” ruse planifikon të rrisë në vitin 2010 vëllimet e eksportit të energjisë elektrike në Republikën Popullore të Kinës deri në 25-50 %, pra, deri në 1-1.2 miliardë kilovat/orë. Siç njoftoi përfaqësuesi i kompanisë, furnizimet e energjisë elektrike realizohen në kuadrin e kontratës së përfunduar midis “Kompanisë Energjetike Lindore” ruse dhe Korporatës shtetërore të rrjetit elektrik të Kinës.