Gjykata spanjolle e qytetit Palma në ishullin Majorka do të marrë sot vendimin në lidhje me tre jahtmenët rusë. Në fund të korrikut ndodhi një incident midis jahtmenëve dhe policisë spanjolle. Sipas versionit të palës spanjolle, rusët i bënë rezistencë, nuk iu bindën bashkëpunëtorëve të ruajtjes së rendit. Udhëheqja e klubit rus të jahtmenëve ngul këmbë në pafajësinë e sportistëve të vet.