Pavarësisht nga kriza ekonomike, planet e ndihmës ruse për Abkhazinë nuk do të pësojnë ndryshime të qenësishme, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në takimin e zhvilluar me Presidentin e kësaj republike transkaukaziane Sergei Bagapsh. Sipas fjalëve të Putinit, një vemendje e veçantë në këtë vitin e afërt do ti kushtohet sigurisë dhe zhvillimit social-ekonomik të Abkhazisë.