Katastrofa ekologjike i kanoset qytetit të madh në bregun perëndimor të Norvegjisë — Bergen, thuhet në raportin e Qendrës Studimore të Universitetit të Bergenit. Për shkak të ngrohjes globale “niveli i detit në rajonin e Bergenit në këtë shekull do të ngrihet deri në 75 centimetra”, vihet në dukje në raportin në fjalë. Kjo do të çojë në atë, se nën ujë do të ndodhet një pjesë e mirë e qytetit, do të ndërpritet dhënia e energjisë elektrike.